Categories Uncategorized

Korçë/ Tonelata qepë të pashitura në juglindje të vendit

Tonelata qepë të pashitura në juglindje të vendit

Sasitë më të mëdha janë në fshatin Zvirinë të bashkisë së Maliqit pasi në këtë fshat këtë vit janë mbjellë 850 hektarë me qepë.

Sipas fermerëve mos shitja ka ardhur për shkak të çmimit të ulët në treg

Burbuqe Killo nga fshati Zvirinë ka mbjellë më shumë se 36 dynymë me qepë, prodhim të cilin e krejt të pashitur.

Halidie Hoxhallari se bashku me djemtë e saj pasi ka punuar si emigrantë në Itali është kthyer për të investuar në bujqësi në fshatin e saj por ka mbetur e zhgënjyer pasi gjithë prodhimi ka ngelur pa shitur

Kryeplaku i fshatit Zvirinë Robert Qeleshi thotë se një vit më parë çmimi për një kg qepë ka shkuar deri në 100 lekë të reja ndërsa këtë vit jo më shumë se 20 lekë

Në gjithë Qarkun e Korçës vitin e kaluar janë mbjellë 1170 hektarë qepë, ndërsa këtë vit 100 hektarë me shumë se një vit më parë

About The Author

More From Author

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *