Categories Aktualitet Ekonomi

Korçë/ Arrestohen 3 persona për vjedhje me dhunë

Brenda pak ditësh policia e Korçës ka arrestuar 3 persona, njëri prej të cilëve për vjedhje me dhunë në dy subjekte private. Rudolf Laloti kishte vetem pak ditë që kishte dalë nga burgu për të njëjtën vepër penale, të cilën e përsërit edhe njëherë tjetër duke kryer dy vjedhje me dhunë në qytetin e Korçës

Nisur nga kjo, burime të siguruara pranë policisë lokale bëjnë me dije se agjentët e policisë kriminale kanë në vëzhgim të gjithë personat e liruar nga burgu i Drenovës dhe njihen si kontingjente për veprën penale të vjedhjes

Dy të tjerët janë arrestuar mbrëmjen e djeshme nën akuzën e vjedhjes së disa motorëve, në qytetin e Korçës dhe jo vetëm, të cilët ishin kthyer në shqetësim për policinë pasi të dy kishin ardhur nga kryeqyteti, njëri prej të cilëve në kërkim nga policia e kryeqytetit për të njëjtën vepër penale.

Ishin kthyer në shqetësim për policinë pasi as njeri e as tjetri nuk njiheshin nga agjentët e policisë kriminale

Rreth Autorit

Më Shumë Nga Autori

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *