Categories Uncategorized

Korça feston 15-vjetorin e Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim

Në një mbrëmje festive dhe emocionuese, Korça kremtoi dje 15-vjetorin e krijimit të Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim, ngjarje që u zhvillua në zemër të Pazarit të Vjetër, një zonë simbol e transformimit të jashtëzakonshëm që ka pësuar qyteti ndër vite. Ky fondacion ka luajtur një rol kyç në mbështetjen e projekteve të bashkisë, duke kontribuar në përmirësimin e infrastrukturës dhe kulturës, çka e ka kthyer Korçën ndër qytetet më të vizituara në çdo stinë të vitit.

Deputeti i Korçës, Niko Peleshi, në fjalën e tij përshëndetëse, vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme të Fondacionit në projekte kyçe për qytetin, duke theksuar rëndësinë e përfshirjes së fondacionit edhe në projekte të ardhshme, siç është ristrukturimi dhe zhvillimi i Universitetit të Korçës. “Synimi ynë është që ky universitet të kthehet në një institucion model në rajon,” u shpreh Peleshi, duke nënvizuar rolin kyç të Fondacionit në arritjen e këtij qëllimi.

Mbrëmja u pasurua me performanca të shkëlqyera nga grupi Ritfolk, Anxhela Peristeri dhe Bledi Polena, duke krijuar një atmosferë festive që shënoi këtë jubile të rëndësishëm për qytetin dhe fondacionin.

About The Author

More From Author

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *