Me rihapjen në godinën ku ka funksionuar rreth një shekull më parë në qendër të qytetit të Korçës, Konsullata e përgjithshme greke krahas shërbimeve që afron plotësohet dalëngadalë edhe me një dekor që dëshmon si aktivitetin edhe historikun e saj.
Në oborrin e kësaj konsullate duket i vendosur në piedestal busti i poetit Nobelist grek Jorgos Seferis. Siç e tregon edhe pllakati, Seferis ka shërbyer si Konsull në Korçë në vitet 1936-1937. Në krijimtarinë e tij, Nobeli i vitit 1963 ka lënë trashëgimi letrare edhe poezi kushtuar Korçës.