Pogradec/ Banorët të shqetësuar pas punimeve

Banorët e fshatit Rëmenj po përballen me shqetësime pas asfaltimit të rrugëve, pasi në vend që të zgjidhnin problemet e tyre, punimet duket se i kanë shtuar ato.

Bashkia e Pogradecit njoftoi më 20 shtator se ka përfunduar sistemimin dhe asfaltimin e lagjes së sipërme mbi xhaminë në Rëmenj. Megjithatë, banorët e kësaj zone shprehen të pakënaqur, pasi hyrjet drejt banesave të tyre janë dëmtuar gjatë punimeve.


Një banore 80-vjeçare tregon se çdo ditë e ka të vështirë hyrjen në shtëpi dhe jeton me frikën se mund të rrëzohet.

Bashkia ka bërë të ditur se, në një fazë të dytë të projektit, do të kryhen përmirësime të mëtejshme në infrastrukturën e lagjeve dytësore të fshatit.

Rreth Autorit

Më Shumë Nga Autori

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *