Skënderbeu këtë javë në volejboll për femra dhe meshkuj luan në transfertë me ekipet e Tiranës, takime këto që do të luhen në sallën “Farie Hoti” në kryeqytet. Për femra Skënderbeu një javë më parë ka fituar më Partizanin dhe këtë të premte kërkon të bëjë të njëjtën gjë edhe me Tiranën, skuadër kjo që këtë sezon kërkon titullin kampion.
Për trajnerin Orlando Koja takimi do jetë rivalizues, por fitues shikon Skënderbeun pasi edhe këtë sezon ka një grup lojtaresh cilesore.
Për meshkuj Skënderbeu shkon në këtë ndeshje jashtë “shtëpië” për të bërë më të mirën me një Tiranë të përforcuar me lojtarë të huaj.
Këtë vit edhe ekipi i trajnerit Arben Priftit ka në përbërje dy lojtarë të huaj ndërkohë që janë rikthyer edhe Vreshtulla e Baçi duke e bërë Skënderbeun rivalizues me të gjitha ekipet.