Categories Aktualitet

Pogradec/ Më pak aplikime për Lotarinë Amerikane

Prej datës 2 tetor ka nisur regjistrimi elektronik për lotarinë amerikane DV-2026. Edhe në qytetin e Pogradecit sipas informacioneve të marra në pikat të cilat ofrojnë shërbimin e aplikimit për llotarinë amerikane, interesi për të aplikuar ka qënë i lartë. Megjithatë ajo që vihet re është se këtë vit numri i aplikimeve ka qënë më i ulët krahasuar me vitet paraardhëse.

Sipas po të njëjtave burime një ndër faktorët ndikues është edhe largimi i popullsisë nga vendi, fenomen të cilit nuk i ka shpëtuar as qyteti i Pogradecit. Grupmosha e cila ka aplikuar më së shumti për tu bërë pjesë e llotarisë DV-2026 është ajo nga 18 deri në 35 vjeç. Pra të rinjtë janë ata të cilët kanë më tepër dëshirë të provojnë fatin e tyre për tu përzgjedhur dhe përfituar vizën për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sipas informacioneve të siguruara procesi i aplikimit ka ecur më së miri dhe nuk janë hasur problematika. Ky aplikim në qendrat të cilat e ofrojnë këtë shërbim bëhet kundrejt një pagese, ndërkohë për të gjithë ata që aplikojnë vetë, rregjistrimi për llotarinë është falas.

Procesi i rregjistrimit do të vazhdojë deri më datën 5 nëntor 2024. Shumë e rëndësishme është ruajtja e numrit unik të konfirmimit të dhënë përgjatë rregjistrimit pasi me anë të tij do të kontrollohet statusi i aplikanitit në faqen zyrtare të E-DV.

Rreth Autorit

Më Shumë Nga Autori

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *