Kercenonin dhe kanosi për jetën, në rrjetet sociale dhe vihet ne pranga 44 vjeçari nga Korça Adrian Kroj nderkohe qe ne muajin qershor te ketij viti eshte arrestuar nga policia si i dyshuar per te njejten veper penale edhe Kreshnik Aliaj.
Burime zyrtare bejme me dije se specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda, si rezultat i një hetimi të kryer për disa muaj, me metoda proaktive, në bashkëpunim me Prokurorinë e Korçës, për një rast të kanosjes në rrjete sociale, për dhënie pasurie, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Accounts”.
Gjatë këtij operacioni u kap dhe u ndalua shtetasi në kërkim Adrian Kroj, 44 vjeç, banues në Korçë, për të cilin Gjykata e Korçës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie pasurie”.
Nga hetimet dyshohet se ky shtetas, në muajin mars, në bashkëpunim me shtetasin Kreshnik Aliaj, i arrestuar në muajin qershor, ka kanosur për jetën një 37-vjeçar dhe familjarët e tij, për t’i dhënë shuma parash nga 2000 deri në 6000 euro. Policia nuk ka bere me dije pothuajse asgje per personin e kercenua nga dy te arrestuar tashme.
Materialet procedurale ndaj dy te dyshuar per te njejten veper penale i kabe kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionkt të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.