Categories Aktualitet kulturë

Aktivitete në kuadër të 80-vjetorit të çlirimit

Gjimnazi 14 Ëngjëjt Buçimas ka organizuar një sërë aktivitetesh në vazhdën e aktiviteteve që përkojnë me 80-vjetorin e çlirimit të Pogradecit. Pjesë e tyre ishte edhe kryetari i bashkisë z. Ilir Xhakolli, drejtuesi i Za Pogradec Sotiraq Mangëri etj.

Po në këtë ditë në ambientet e gjimnazit janë bërë edhe dy përurime të dy sallave që do i shërbejnë nxënësve. Njëra prej tyre është e orgsnizuar si promotore e turizmit, traditave, kulturës, sitive turistike dhe prodhimeve të zonës. Ambienti ka dokumenta, fotografi, objekte relike deri tek oda pogradecare. Të pranishmit patë mundësinë tl njihen dhe shërbehen nga nxënësit e shkollës, ndërsa shprehën vlerësime maksimale mbi idenë dhe realizimin. Një qendër multifunksionale aktivitesh po ashtu është në dispozicion të qeverisë së nxënësve për çdo vendimarrje. Xhakolli dhe Mangëri theksuan se tashmë Buçimasi ka një nga shkollat më të mira në rreth pas investimit.

Një ekspozitë me isha arsimtarë dhe figura të nderura të Buçimasit ishte pjesë e organizimeve bashkë me florën dhe faunën e pasur të liqenit dhe mjedisit.

Xhakolli pati mundësinë gjithashtu të vizitonte edhe disa prej klasave dhe kabineteve të reja në këtë shkollë, të cilat plotësojnë më së miri të gjitha standardet e kërkuara, që nga kabineti i teknologjisë i realizuar me Korpusin e Paqes deri tek laboratori bio-kimi.

Shkolla e Buçimasit ka ambientet mjaft bashkëkohore tashmë si për gjimnazin edhe 9-vjeçaren bashkë me terrenet shplodhëse dhe sportive, falë këtij investimi edhe frekuentimi i këtyre shkollave ka pësuar rritje.

About The Author

More From Author

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *