Një aksident ka ndodhur në unazën e qytetit të Korçës, ku një automjet ka përplasur një këmbësor, duke e lënë të plagosur. Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se i plagosuri është rreth të 70-ave. Automjeti që dyshohet se e ka goditur të moshuarin nuk është gjendur në vendin e ngjarjes, duke ngritur dyshime për një largim të menjëhershëm pas aksidentit.
I moshuari është transportuar me urgjencë në spitalin e Korçës, ku po merr trajtim mjekësor. Deri tani, gjendja e tij mbetet e paqartë. Autoritetet janë duke hetuar ngjarjen për të identifikuar automjetin dhe drejtuesin e tij.