Ngrohja në shkollat, kopshtet dhe çerdhen e Bashkisë së Pogradecit do të fillojë që prej së hënës. Një gjë e tillë është bërë me dije nga Hekuran Hoxha, përgjegjës i inspektoriatit të pyjeve i cili tha se është siguruar lënda drusore e nevojshme për të furnizuar të gjitha institucionet arsimore që përdorin drutë e zjarrit si lëndë djegëse për ngrohje.
Nga 65 institucione arsimore në Bashkinë e Pogradecit, shpërndarja e druve do të bëhet në 55 prej tyre, pasi 10 të tjera përdorin lëndën djegëse të naftës për të siguruar ngrohjen gjatë dimrit.