Me veshtiresi, por Vllaznia e volejbollit te meshkujve ia ka dale te fitoje sot ndaj Skenderbeut ndeshjen e vlefshme per Kupen e Shqiperise. Kuqeblute kane fituar me rezultatin 3-2 ne nje takim qe dhuroi shume emocione per te pranishmit ne pallatin e sportit “Qazim Dervishi”.
Trajneri Artan Kalaja duke folur per mediat pas ndeshjes eshte shprehur i kenaqur me fitoren ndaj nje kundershtari te forte si Skenderbeu, por sipas tij, skuadra ka ende shume gjera per te rregulluar dhe qe do ta ndihmojne ne ecurine e saj te metejshme.
“Ishte një ndeshje për Kupë dhe luajtëm kundër vendit të dytë në kampionat. Këtë vit Skëndërbeu është përforcuar dhe është një ndër skuadrat që po i jep ton kampionatit. Rezultati më i mirë do të ishte fitorja 3-0. Na erdhi mundësia, por nuk arritëm ta mbyllnim ndeshjen me atë rezultat.
Vazhdojmë të bëjmë gabime, jemi shumë altruistë ndaj kundërshtarit. I falim shumë. Gjithsesi kjo fitore na gëzon dhe na rrit moralin. Normalisht që na vendos edhe detyra të tjera të cilat ne duhet t’i rregullojmë në stërvitje, sepse gabimet tona janë pikë për kundërshtarin. Jam i kënaqur për shpirtin e garës.
Djemtë nuk e humbën besimin, ditën ta kthejnë dhe dominuam ne në setin final. Pretendimi ynë kryesor është të jemi në gjysmëfinalet të Kupës. Kemi në grup Tiranën dhe Elbasanin. Fitorja 3-0 do të na jepte më tepër siguri, por edhe 2 pikë janë mjaft të domosdoshme”- eshte shprehur trajneri Kalaja