13 vjeçari i cili u kap me thikë në çantë në ambientet e shkollës në Devoll ka thënë para grupit hetimor se thikën e kishte blerë prej 1 muaji.
“E bleva para 1 muaji, 100 lek, pa asnjë arsye, thjeshtë për qejf, e kisha në shtëpi dhe sot e mora me vete”
Këto kanë qenë fjalët e 13 vjeçarit para grupit hetimor në komisariatin e Bilishtit ku ai u mor në pyetje nga efektivët e policisë.
Ndër të tjera ai ka deklaruar se nuk ka asnjë konflikt me nxënës të tjerë të shkollës dhe se nuk kishte asnjë lloj qëllimi për mbajtjen e thikës në çantë.
Mësohet se me një urdhër të brendshëm në të gjitha shkollat e juglindjes është kërkuar që të kontrollohen çantat e nxënësve nga mësuesit kujdestarë ku sipas të dhënave edhe në shkollat 9-vjeçare janë gjetur produkte kozmetike, telefona, komunikime në snapchat etj.