Categories Aktualitet Shëndet

14 NËNTORI DITA BOTËRORE E DIABETIT

Me rastin e Ditës Botërore të Diabetit, Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor (NJVKSH) në Pogradec organizoi një aktivitet të posaçëm në rrugën “Europa” për të ofruar shërbime falas për qytetarët. Gjatë gjithë ditës, qytetarët patën mundësinë të kontrollonin nivelin e sheqerit në gjak dhe tensionin arterial, pa pagesë.

Sonila Kaziaj, infermiere pranë NJVKSH, theksoi rëndësinë e pranisë pranë qytetarëve dhe veçanërisht të moshuarve, jo vetëm në Ditën Botërore të Diabetit, por gjatë gjithë vitit. Ajo shtoi se ekipi shëndetësor viziton rregullisht qendrën për të moshuarit, duke garantuar një kujdes të vazhdueshëm.

“Ne jemi gjithmonë pranë qytetarëve, sidomos për grupet e riskut si të moshuarit, për t’i ndihmuar me matje të rregullta dhe për t’i ndërgjegjësuar për rëndësinë e monitorimit të diabetit,” tha Kaziaj.

Sipas matjeve të kryera nga NJVKSH, vihet re një rritje e numrit të personave të prekur nga diabeti në Pogradec. Kjo nismë synon të ndërgjegjësojë qytetarët për kontrollin e shëndetit të tyre dhe parandalimin e përkeqësimeve shëndetësore.

Aktiviteti pati një pjesëmarrje të lartë, duke reflektuar interesin dhe kujdesin e komunitetit për një jetë më të shëndetshme.

About The Author

More From Author

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *