Categories Aktualitet

Pogradec/ Bizneset kundër vendosjes së impianteve

Bizeneset që operojnë përgjatë liqenit në qytetin e Pogradecit janë kundër vendosjes së impianteve të përpunimit të ujrave të zeza dhe atyre të përdorura.

Sipas operatorëve turistikë dhe bizneseve, këta sipërmarrës nuk duhet të përfshihen në aktin normativ për sa kohë impianti i përpunimit të ujrave të zeza dhe të përdorura përballon përpunimin e këtyre ujrave.

Sipas Arben Muço akti normativ nuk përjashton as bizneset e vogla që funksionojnë gjatë sezonit turistik.

Bizneset pogradecare kanë kërcënuar, së pari me mosblerjen e impianteve që variojnë nga 20 deri në 100 mijë euro dhe së dyti u shprehën se do të shkojnë deri në mbylljen e aktiviteteve.

Në fund të takimit operatorët turistikë i kanë drejtuar një peticion Kryeministrit, Kryetares së Parlamentit dhe Ministres Belinda Balluku.

About The Author

More From Author

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *