Categories Aktualitet

Acqua & Sapone, emri më i ri që sjell ekskluzivitetin italian në Pogradec

Acqua & Sapone, emri më i ri që sjell ekskluzivitetin italian në Pogradec

Pogradeci mirëpret një tjetër emër prestigjioz në tregun e produkteve të higjienës dhe kujdesit personal. Acqua & Sapone, dyqani më i ri që hapi sot dyert për qytetarët, sjell një gamë të gjerë produktesh italiane me cilësi të lartë, duke premtuar një eksperiencë unike blerjeje.

Në ambientet e tij moderne dhe elegante, klientët do të gjejnë një përzgjedhje ekskluzive të produkteve për higjienën e shtëpisë, kozmetikës, parfumerisë luxury, si dhe linjat më të avancuara për kujdesin ndaj flokëve dhe lëkurës. Cilësia e lartë dhe standardet e garantuara e bëjnë Acqua & Sapone një destinacion të besueshëm për të gjithë ata që kërkojnë më të mirën.

Administratori i këtij biznesi, z. Mertiaz Spahiu, shprehet i entuziazmuar për këtë investim të ri në qytet, duke u uruar mirëseardhjen të gjithë pogradecarëve dhe duke garantuar çmime konkurruese për produkte premium.

Me një vizion të qartë për të sjellë më të mirën nga Italia në tregun lokal, Acqua & Sapone nuk është thjesht një dyqan, por një eksperiencë e re në artin e kujdesit dhe higjienës.

About The Author

More From Author

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *