Aksident rrugor në afërsi të fshatit Bitinckë – Drejtuesi i mjetit përfundon në spital
Një aksident rrugor është regjistruar sot në afërsi të fshatit Bitinckë, në territorin e bashkisë Devoll, ku një automjet ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një shtyllë anësore.
Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin, çka ka çuar në përplasjen e fortë. Si pasojë, ai ka pësuar dëmtime trupore dhe është transportuar me urgjencë nga shërbimi i ambulancës drejt Spitalit Rajonal të Korçës, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.
Në vendngjarje ndodhen forcat e policisë, të cilat kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të këtij aksidenti.