Categories Aktualitet

AKSIDENTET DHE ASPEKTET LIGJORE

Në aksin rrugor Qafë Thanë-Pogradec, gjatë ditëve të fundit, janë regjistruar disa aksidente që kanë sjellë pasoja me të lënduar. Brenda një dite, u raportuan tre aksidente, ku u lënduan pesë persona.

Lidhur me këto ngjarje ka folur avokati Endri Çela, i cili thekson se shkaqet e aksidenteve, veçanërisht në kushtet e motit me shi, janë të shumta. Ndër faktorët kryesorë përmendet pakujdesia e shoferëve dhe përdorimi i alkoolit.

Gjithashtu, Çela sqaroi edhe aspektet ligjore që lidhen me dëmshpërblimin për personat e aksidentuar. Ai u ndal tek hapat që duhet të ndjekin qytetarët për të përfituar kompensimet e parashikuara nga ligji, në rastet kur janë të dëmtuar nga aksidente rrugore.

About The Author

More From Author

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *