Categories Aktualitet

Alarm në qarkun e Korçës: 3 të mitur humbin jetën brenda pak ditësh, dyshime për probleme kardiake

Një 12 vjeçar nga fshati Poceste i bashkisë së Maliqit ka humbur jetën një ditë më parë në Qendren Spitalore Universitare “Nënë Tereza”

Lajmi është bërë me dije nga drejtoria e shkollës 9 vjeçare në Vashtemi ku i mituri ishte nxënës i klasës së 7 të kësaj shkolle

Burime të siguruara pranë shkollës thanë se ka dyshime që 12 vjeçari të ketë humbur jetën për probleme kardiake por pritet ekspertiza ligjore për përcaktimin e vdekjes.

Te njëjtat burime thanë se 12 vjeçari fillimisht është trajtuar me ndihmë mjekësore pranë spitalit rajonal të Korçës por mjekët e këtij spitali nisur nga gjendja e rënduar e tij e kanë dërguar me urgjencë në QSUT.

Ky nuk është rasti i parë i vdekjeve të dyshuara për probleme kardiake tek moshat e reja në qarkun e Korçës, pasi ditë më parë janë regjistruar edhe 3 vdekje të tjera, ku një 16 vjeçar ndërroi jetë në Korçë, një 17 vjeçare ndërroi jetë në Pogradec e një tjetër rast në qytetin e Ersekës, ku një 15 vjeçare humbi jetën jashtë ambienteve të shkollës.

About The Author

More From Author

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *