Categories Aktualitet

Arrest në burg për Ilrjan Selman, I dyshuar si autor i vrasjes së Kozeta Teco

Gjykata ka pranuar kërkesën e prokurorisë për masën e sigurisë arrest në burg për Ilrjan Selman, I dyshuar si autor i vrasjes së Kozeta Teco, ngjarje kjo e ndodhur tre ditë më parë në qytetin e Pogradecit

Në seancën e masës së sigurisë 31 vjeçari ka mohuar kategorikisht të jetë autori i vrasjes së 52 vjeçares madje ka mohuar kategorikisht faktin se ai ka bashkëjetuar me të

Të njëjtin qëndrim ka mbajtur dhe avokati i cili i ka kërkuar gjykatës të mos marrë masë sigurie për 31 vjeçarin pasi për asnjë moment prokuroria nuk arrin të provojë se Selman është autor i vrasjes

Dy janë provat kryesore që prokuroria ka paraqitur për gjykatën e Korçës, njollat e gjakut që janë gjetur në një palë pantallona të gjetura në një kazan mbetjesh urbane që ndodhen fare pranë banesës së viktimës dhe pamjet filmike ky dallohet 31 vjeçari që hyn e del nga banesa

Rreth Autorit

Më Shumë Nga Autori

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *