Komisariati i Policisë Pogradec ka arrestuar në flagrancë shtetasin R. Sh., 34 vjeç, banues në Pogradec. Ky shtetas dyshohet se ka vjedhur një sasi kafeje dhe aksesorë për aparate ekspresi nga automjeti i një 62-vjeçari.
Hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes vijojnë, ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.