Arrestohet Bledar Duro mësues i shkollës 9 vjeçare Sotir Gura në qytetin e Korçës.
Arrestimi i tij është bërë mbrëmjen e djeshme pasi akuzohet nga dy nxënëse 14 vjeçare të kësaj shkolle, ky dyshohet se i ka mhacmuad seksualisht me mesazhe nëpermjet aplikacionit “What’s app”
Burimet e siguruara thanë se mësuesi i arteve pamore ka ngacmuar nëpërmjet telefonit një nxënëse të klasës së 9, e cila së bashku me njërin nga prinderit ka marrë kontakt me psikologe e shkollën dhe me pas ka bërë kallëzim në policine e Korçës
Oficerët e policisë kanë sekuestruar telefonin e të dyshuarit për ngacmim seksual për të parë nëse mësuesi ka kryer nje vepër të tillë edhe njëherë tjetër me nxënëse të tjera të shkolle, dhe aty kanë gjetur ngacmimin me nxënësen për të cilën dyshohet mësuesi i shkollës i cili orët e mësimit i plotëson edhe një shkollë tjetër