Categories Aktualitet Ekonomi

Bie fuqia blerëse në tregun e fruta-perimeve në Pogradec

Bie fuqia blerëse në tregun e fruta-perimeve në Pogradec

Tregu i fruta-perimeve në Pogradec po përballet me një rënie të ndjeshme të fuqisë blerëse. Tregtarët shprehen se, krahasuar me vitet e kaluara, kërkesa ka rënë ndjeshëm, pavarësisht se çmimet këtë vit janë më të ulëta.

Sipas një prej tregtarëve, rënia e kërkesës mund të lidhet me faktin se qyteti po përbëhet gjithnjë e më shumë nga mosha e tretë, pasi të rinjtë largohen drejt qyteteve të mëdha ose jashtë vendit në kërkim të mundësive më të mira.

“Kemi ulur çmimet, por prapë nuk shohim interes si më parë. Shumica e blerësve janë pensionistë, të cilët kanë të ardhura të kufizuara,” shprehet tregtari.

Kjo situatë po ndikon ndjeshëm në të ardhurat e tregtarëve, të cilët shprehin shqetësim për të ardhmen e tregut në qytet.

About The Author

More From Author

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *