Gjykata e Korçës ka vendos masën e arrestit me burg për 68 vjeçarin Iqmet Skënderi, i cili tre ditë më parë u arrestua nga policia e Maliqit për ngacmim seksual me të mitur ne fshatin Strelce.
Prokuroria ka kërkuar masën e arrestit me burg, e cila u pranua nga gjykata. 68-vjeçari nuk e ka pranuar faktin të ketë ngacmuar seksualisht 11-vjeçaren në fshatin Strelcë.
Organi i akuzes ka paraqitur deklarimet e vajzës së mitur dhe nënës së saj. Sipas prokurorit, vajza ka deklaruar se 68 vjecari më ka prekur dhe më ka puthur, nderkohe qe nëna nuk e ka bere me dije nje gje te tille.
Nisur nga keto, por dhe prova te tjera gjykata vendosi arrestimin e ligjshëm dhe masën e arrestit në burg deri ne perfundim te hetimeve.
Ndersa avokati ka kërkuar vlerësim të paligjshëm të arrestit dhe lirimin e menjëhershëm të këtij shtetasi.
68 vjeçari Iqmet Skenderi para gjykates eshte deklaruar se është i pafajshëm dhe nuk e pranon akuzën ndersa ka bere me dije se ka konflikte me nënën e vajzës së mitur.