Dalin detaje të reja nga vdekja e 47 vjecarit Celnik Melcellari
Grupi i hetimit ka shkuar tek 37 vjeçarja me inicialet V.Sh nga thirrjet e shumta telefonike që 47 vjeçari ka patur me të arrestuaren.
Sipas policisë, lidhja që ka patur Melcellari ka qenë prej disa kohësh, lidhje e cila është ditur nga disa prej personave që janë marrë nga grupi i hetimit
Pas marrëdhënies së kryer në mjetin e viktimës, 47 vjeçari nuk është ndier mirë nga ana shëndetësore dhe në këto kushte 37 vjeçarja i ka kërkuar të telefonojë ambulancën por nuk ka ai pranuar
Vetëm pak minuta pas kryerjes së marrëdhënies 47 vjeçari ka ndërruar jete.
Nga policia viktima eshte gjetur gjysem i zhveshur
Pas këtij momenti, ka bërë me dije 37 vjeçarja me origjinë nga Librazhdi se është larguar drejt banesës së saj ku është arrestuar nga policia