Categories Aktualitet

Dardhasi i Pogradecit në terr, disa fshatra pa energji elektrike

Dardhasi i Pogradecit në terr, disa fshatra pa energji elektrike

Moti i keq i shoqëruar me erëra të forta dhe reshje dëbore ka shkaktuar ndërprerje të energjisë elektrike në disa zona rurale në qarkun e Korçës.

Pesë fshatra të njësisë administrative Dardhas në Pogradec, që furnizohen nga fidri i Maliqit, janë aktualisht pa energji elektrike. Shkak për ndërprerjen janë këputjet e përcjellësve elektrikë për shkak të erës dhe dëborës.

Probleme janë raportuar edhe në disa fshatra të njësisë administrative Lekas në Maliq, ku energjia mungon prej orës 17:00 të pasdites së sotme ndersa ka pasur shkeputje edhe ne fshatra te tjere kryesisht ne zonat malore

Banorët e këtyre zonave janë përballur edhe më parë me situata të ngjashme, pasi rrjeti elektrik është i amortizuar dhe shpesh pëson dëmtime gjatë motit të keq.

Ekipet e OSHEE-së po punojnë për riparimin e defekteve dhe rikthimin sa më shpejt të energjisë elektrike ndërkohë që moti i vështirë dhe dëbora po e pengojnë procesin e ndërhyrjes.

About The Author

More From Author

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *