Categories Aktualitet

Dy makina digjen në Sovjan, Maliq – flakët dëmtojnë edhe linjën elektrike

Dy mjetet janë djegur në fshatin Sovjan të bashkisë Maliq në afërsi të shkollës së këtij fshati

Burime të siguruara thanë se ka qenë njëri nga mjetet e parkuara tek porta e një banese private që është përfshirë nga flakët dhe me pas flakët kanë djegur kabullin elektrik të linjës së tensionit të ulët duke përshirë kështu edhe një tjetër mjet të parkuar pak metra të parkuar nga mjeti i parë

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 5 të mëngjesit të sotëm ndërkohë që ende policia nuk ka njoftim zyrtar për shkaqet e zjarrit që ka përfshirë njërin nga mjetet, ku janë shkrumbuar totalisht.
Policia po kqyren kamerat e sigurise se biznese ne fshat si dhe te bizneseve ne rrugen nacionale per te pare nese zjarri ne mjetin e pare ka qene i qellimshem.

Rreth Autorit

Më Shumë Nga Autori

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *