Categories Aktualitet

Korçë/ Në mbledhjen e Komisionit të Mbrojtjes Civile në Korçë, theksi u vu te përgatitjet për sezonin dimëror dhe menaxhimi i emergjencave civile.

Në mbledhjen e Komisionit të Mbrojtjes Civile në Korçë, theksi u vu te përgatitjet për sezonin dimëror dhe menaxhimi i emergjencave civile. Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, Haki Çako, njoftoi se janë hapur aplikimet për financimin e projekteve që synojnë përmirësimin e infrastrukturës dhe reagimin ndaj emergjencave natyrore.

Prefekti i Qarkut Korçë, Nertil Jole, theksoi rëndësinë e koordinimit midis institucioneve lokale për një menaxhim efektiv të situatave të emergjencës.

Ndër çështjet e diskutuara ishin ne kete takim ishin:

Përmirësimi i infrastrukturës për ndërhyrje në raste zjarresh, duke përfshirë rrugët auto-pyjore.

Nevoja për pajisje dhe mjete të reja për Administratën e Zonave të Mbrojtura (ADZM), e cila monitoron 12% të sipërfaqes pyjore të Qarkut Korçë.

Përdorimi i fondit të kushtëzuar të emergjencave për të përballuar sfidat e mundshme gjatë dimrit, përfshirë reshjet e dendura dhe përmbytjet.

Takimi u zhvillua me qëllim përgatitjen dhe përmirësimin e kapaciteteve reaguese ndaj situatave të emergjencës që mund të shfaqen gjatë muajve të ardhshëm.

Rreth Autorit

Më Shumë Nga Autori

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *