Categories Aktualitet

Emrat/ Vihen në pranga 8 shtetas dhe procedohet penalisht një 43-vjeçare

Në Devoll vijojnë kontrollet intensive për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë së paligjshme të lojërave të fatit. Operacioni policor i koduar “Round” ka evidentuar një rast në fshatin Poloskë, ku një lokal ishte përshtatur për zhvillimin e kësaj veprimtarie.

Si rezultat, u arrestuan në flagrancë tetë shtetas, të moshave nga 28 deri në 54 vjeç, të cilët u kapën duke luajtur bixhoz në ambiente të lokalit. Gjithashtu, pronarja e lokalit, shtetasja D. L., 43 vjeçe, është proceduar penalisht në gjendje të lirë për veprën “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”.

Gjatë kontrollit, policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale dy tavolina të përshtatura për lojëra, letra bixhozi dhe një shumë parash.

Materialet i janë dorëzuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë në Korçë për hetime të mëtejshme. Kontrollet e policisë do të vijojnë për të luftuar këtë fenomen dhe për të adresuar shqetësimet e qytetarëve.

Personat e arrestuar për operacionin

Aleks Ago
Bledar Ibo
Enea Backa
Igli Staro
Maksim Ibo
Orgest Gjoza
Pandeli Nasto
Petrika Lushi.

njoftimi nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Korçë:

Devoll

Vijojnë kontrollet për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë së kundërligjshme të lojërave të fatit.

Kontrollet, nisur dhe nga telefonatat dhe shqetësimet e adresuara nga qytetarët, për këtë veprimtari të kundërligjshme.

Kishte përshtatur lokalin për zhvillim të lojërave të fatit, procedohet penalisht 43-vjeçarja.

Vihen në pranga 8 shtetas që u kapën në flagrancë duke luajtur lojëra fati, në këtë lokal, në fshatin Poloskë.

Si rezultat i kontrolleve të vazhdueshme që kryhen në ambiente të ndryshme, për evdentimin dhe goditjen e veprimtarisë së paligjshme të lojërave të fatit, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore dhe nga shqetësimet e adresuara nga qytetarët, për këtë veprimtari të kundërligjshme, shërbimet e Policisë, në kuadër të operacionit policor të koduar “Round”, kanë evidentuar në fshatin Poloskë, një lokal që ishte përshtatur për këtë veprimtari të paligjshme.

Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, u arrestuan në flagrancë shtetasit: A. A., 44 vjeç, B. I., 31 vjeç, E. B., 28 vjeç, I. S., 33 vjeç, M. I., 29 vjeç, O. Gj., 32 vjeç, P. N., 31 vjeç dhe P. L., 54 vjeç, të gjithë banues në fshatrat e Devollit, të cilët u kapën në flagrancë ambientet e lokalit, duke luajtur me letra bixhozi.

Gjithashtu u refeuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për pronaren e lokalit, shtetasen D. L., 43 vjeçe, banuese në fshatin Poloskë, Devoll, për veprën penale “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”.

2 tavolinat e përshtatura për lojë, letrat e bixhozit dhe një shumë parash u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Rreth Autorit

Më Shumë Nga Autori

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *