Policia ka arrestuar drejtuesin e kamionit Vasil Rika për aksidentin me pasojë vdekjen të 29-vjeçarit Kosta Nako nga Pojani i bashkisë së Maliqit.
Ekspertët e qarkullimit rrugor pasi kanë rikqyryr ditën e sotme vendin e ngjarjes kanë zbardhur dinamikën e aksidentit me një të vdekur e dy të plagosur
Sipas aktekspertizës drejtuesi i kamionit ka qenë duke ardhur nga Maliqi në drejtim të Korçës, para tij në të njëjtin sens lëvizje ka qenë edhe një veturë, drejtues i këtij mjeti krejt papritur ka kërkuar të kalojë nga krahu i djathtë i aksit nacional për t’u futur në rrugë dytësore.
Në këto kushte drejtuesi i kamionit për të shmangur përplasjen me veturën ka frenuar për më shumë se 10 metra dhe me pas ka devijuar djathtas aty ku ka goditur mjetin e viktimës qëllim ndodhej i ndaluar jashtë rruge ne pritje për të hyrë në rrugë kryesore
Goditja ka rezultuar fatale për 29-vjeçarin që ishte drejtues i mjetit nga ana tjetër i plagosur ka ngelur një person tjetër që ishte në mjet si dhe drejtuesi i mjetit të tonazhit rëndë