Categories Aktualitet

Erion Isai, për rreth një orë në SPAK

Kryetari i Bashkisë së Kolonjës, Erion Isai, për rreth një orë në SPAK, është marrë në pyetje.
Në dalje nga Prokuroria e Posaçme, ai tha për mediat se dha sqarime shtesë në lidhje me një dosje të vitit 2023, por nuk tregoi më shumë detaje.

Gjithashtu, ai u shpreh se në SPAK, ishte në cilësinë e personit deklarues.

“Dhashë disa shpjegime shtesë nga 2023, nuk e di nëse duhet të them çështjen që isha, dhashë disa shpjegime shtesë dhe kam qenë person deklarues”, deklaroi Isai.

Kujtojme që kryebashkiaku i PS-së është pyetur dhe më herët në SPAK. Ai është marrë në pyetje për 3 orë nga Prokurorët e Posaçëm më 30 Maj 2023.

“Është një ngjarje e vjetër, nuk ka lidhje me tenderat e bashkisë. Kam qenë i thirrur si person në dijeni për një ngjarje.

Nuk ka lidhje me krimet zgjedhore, a lidhje me një ngjarje konkrete të para shumë kohëve, ku Bashkia nuk ka qenë e përfshirë me tender publik të drejtpërdrejtë, por si institucion që bashkëpunon dhe ka dijeni.

I takon prokurorisë se kë po heton, unë jam pyetur si person që ka dijeni. Hetuesit ishin në humor, pse të mos jenë në humor Ishte hera e parë në Prokurori, ishte këndshëm”, tha ai në atë kohë pas daljes nga SPAK.

Rreth Autorit

Më Shumë Nga Autori

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *