Fluks i lartë në hyrje në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës
E gjithë kjo ka ardhur për shkak të se shtetasit shqiptarë që jetojnë e punojnë në vendin fqinj po kthehen për të kaluar festat e fundvitit në Shqipëri
Burime zyrtare bëjnë me dije se në 24 orët e fundit kanë hyrë nga Greqia në drejtim të Shqipërisë më shumë se 6300 shtetas ndërkohë qe kane dalë 2444 shtetas
Për të përballuar fluksin në rritje të hyrjeve stacioni kufitar i Kapshticës punon në hyrje me 4 sportele dhe dy të tjerë në dalje
Autoritetet tona të kufirit thanë se gjatë kësaj periudhe do të punohet me orare të zgjatura jo vetëm në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës por e atë të Qafë Thanës ku pritet të ketë lëvizje të shumta gjatë festave