Gjykata e Korçës ka dhënë masën e sigurisë “Arrest me burg” për mësuesin e arteve pamore të shkollës “Sotir Gura”, Bledar Duron
Duro akuzohet për ngacmim seksual të dy vajzave, nxënëse të klasës së 9 të kësaj shkolle, pjesë e kursit të pikturës.
Prej më shumë se 2 muajsh, Bledar Duro ka ngacmuar me mesazhe në aplikacionin “What’s App” të dy nxënëset por më shumti ka patur shkëmbime mesazhesh ngacmuese me njërën prej tyre
Avokati i mësuesit të arteve pamore Kristi Kocibelli e ka konsideruar të pavlefshëm arrestimin në flagrancë të klientit të tij ndërsa ka kërkuar një masë më të butë se ajo e arrestit në burg, kërkesë e cila nuk është marrë parasysh nga gjykata e cila ka pranuar kërkesën e akuzës për të lënë në qeli deri në përfundim të hetimeve 43 vjecarin