Categories Aktualitet

Gjykata e Korçës ka lënë në burg deri në përfundim të hetimeve Voltan Shulkun, Arian Manellari dhe Leonidha Guçe

Gjykata e Korçës ka lënë në burg deri në përfundim të hetimeve Voltan Shulkun, Arian Manellari dhe Leonidha Guçe të akuzuar për kryerjen e veprës penale të moskallëzimit të krimit dhe pengimin e zbardhjes së të vërtetës

Ditën e sotme kanë qënë dy prokurorët Dhorina Theodhori dhe Anjeza Kalanxhi ato të cilat janë paraqitur para gjykatës provat që kanë rënduar situatën për tre shtetasit

Ka qënë gjyqtarja Luljeta Kole ajo që ka pranuar kërkesën e organit të akuzës duke i lënë në burg pa afat të tre dëshmitarët okularë të ngjarjes ku humbi jetën Egli Proga

Të tre të implikuarit janë dëshmitarët kyç të ngjarjes së ndodhur në qytetin e Pogradecit, ku mbeti i vrarë Egli Proga, 42 vjeçari, babai i dy fëmijëve

Te tre shtetasit pasi janë janë ripyetur nga prokurorja Dhorina Theodhori janë vendosur mbrapa hekurave pasi akuza ka zbuluar prova të reja që i bëjnë fajtorë të tre këta persona pasi sipas prokurorisë kanë dëmtuar rëndë vendin e ngjarjes dhe hetimin e kësaj çështje

Sipas akuzës, Voltan Shulku pas ngjarjes ka kryer pastrimin e ambientit të lokalit ku ka ndodhur ngjarja duke prishur provat kryesore të hetimit
Po ashtu, një automjet është larguar nga vendi i ngjarjes nga dëshmitarët ndërkohë që sipas prokurorisë janë fshirë disa pamje filmike nga vendi i ngjarjes. Të njëjtat burime shtojnë se prokuroria ka mundur të sigurojë pamje nga kamerat e sigurisë së bizneseve përreth ngjarjes ku humbi jetën 42 vjeçari Egli Proga

Screenshot

About The Author

More From Author

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *