Categories Aktualitet

Gjykata e Korçës ka lënë në burg pa afat Ilir Çamin, 41-vjeçarin i cili akuzohet për “Vrasja me dashje” e mbetur në tentativë.

Gjykata e Korçës ka lënë në burg pa afat Ilir Çamin, 41 vjecarin i cili akuzohet për “Vrasja me dashje” e mbetur në tentativë.

Tre ditë më parë Çami në vendin e quajtur “Trekëndëshi” në një lagje periferike të qytetit të Korçës ka goditur me thikë ish të dashurën Mandarina Çela, duke e lënë të plagosur rëndë por jashtë rrezikut për jetën

Prokuroria me provat e paraqitura ka bindur gjykatën të lërë në burg 41 vjecarin nga fshati Vithkuq i qytetit të Korçës i cili kishte vetëm pak kohë që ishte kthyer nga emigracioni.

Në deklaratën e dhënë para policisë por edhe gjykatës Ilir Çami është shprehur se pasi mbaroi masën e arrestit në shtëpi, ishte larguar drejt Greqisë dhe përsëri kishte komunikuar nëpërmjet telefonit me Mandarina Çelën.
Ditët e fundit ajo kishte kërkuar shkëputjen e marrëdhënies me 41 vjecarin por një gjë e tillë nuk është pranuar nga ana e Ilir Çamit

Ilir Çami ka qenë në një bashkëjetesë në Greqi por i divorucuar se fundmi ndërsa Mandarina Çela është nëna e tre fëmijëve, e martuar rreth 15 vite më parë

About The Author

More From Author

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *