Një 62-vjeçar është vënë në pranga nga policia e Komisariatit të Kolonjës, pasi dyshohet për tentativë për marrëdhënie seksuale me dhunë ndaj një të afërmeje. Sipas burimeve nga policia, ngjarja ka ndodhur në banesën e një 72-vjeçareje, e cila rezulton të jetë nusja e xhaxhait të tij.
Mësohet se 62-vjeçari ka hyrë në shtëpinë e saj dhe ka kërkuar me forcë të kryejë marrëdhënie seksuale. E moshuara ka reaguar menjëherë dhe ka njoftuar disa nga familjarët e saj për incidentin. Këta të fundit kanë lajmëruar forcat e rendit, të cilat kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë arrestuar të dyshuarin.
Policia ka nisur hetimet për të zbardhur tërësisht rrethanat e ngjarjes, ndërsa 62-vjeçari pritet të dalë përpara organeve të drejtësisë për t’u përballur me akuzën e tentativës për marrëdhënie seksuale me dhunë.