Categories Aktualitet

Korça edhe kete jave po përballet me fluks të shtuar trafiku për shkak të turistëve dhe emigrantëve.

Korça edhe kete jave po përballet me fluks të shtuar trafiku për shkak të turistëve dhe emigrantëve.

Korça po përjeton një fundjavë me trafik të rënduar në bulevardet dhe rrugët kryesore të qytetit, për shkak të fluksit të madh të turistëve që vizitojnë juglindjen, si dhe kthimit të emigrantëve për festat e fundvitit.

Veçanërisht të mbingarkuara janë bulevardet “Republika” dhe “Fan Noli,” ku lëvizjet e mjeyeve janë të shumta dhe të pandërprera.

Për të përballuar situatën e krijuar , policia ka shtuar patrullimet dhe masat për të siguruar qarkullimin normal në këto zona, por dhe rruget e tjera te ketij qyteti.

Drejtuesit e mjeteve këshillohen nga policia rrugore të shmangin rrugët e ngarkuara dhe të përdorin unazën e qytetit si rrugë alternative, për të lehtësuar qarkullimin dhe shmangur vonesat. Policia vijon monitorimin në terren për të garantuar sigurinë dhe rregullin rrugor.

About The Author

More From Author

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *