Categories Aktualitet

Korça nis dekorohet për festat e fundvitit

Qyteti i Korçës njihet për atmosferën e veçantë që krijon çdo fundivit me dekorin festiv dhe aktivitetet e shumta, duke tërhequr vëmendjen e shumë vizitorëve që zgjedhin të festojnë Krishtlindjen dhe Vitin e Ri në qytetin juglindor.


Këtë vit vendosja e dekorit ka nisur më herët, duke premtuar që qyteti i festave do të jetë edhe më i bukur. Prej disa ditësh punonjësit e ndërmarrjes së shërbimeve publike kanë nisur punën për vendosjen e zbukurimeve për t’i dhënë Korçës një atmosferë festive.
Aktualisht është duke u punuar për vendosjen e dritave zbukuruese në zonën këmbësore, tek Pazari i Vjetër si dhe tek bulevardet dhe sheshet kryesore, teksa puna është vijon edhe në qendër të qytetit tek sheshi përpara katedrales, ku përqëndrohet vëmendja e të gjithëve.


Në dekorin e këtij viti nuk do të mungojë bredhi i zbukuruar, por edhe këndi i lojërave për fëmijët, që do të gjallërojë qendrën e qytetit.
Burime pranë bashkisë Korçë bëjnë të ditur se edhe këtë fundvit do të ketë një kalendar të pasur me aktivitete kulturore artistike që do të zhvillohen gjatë gjithë muajin dhjetor.

About The Author

More From Author

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *