Brenda pak ditësh Rudolf Laloti ka kryer dy vjedhje me dhunë në qytetin e Korçës, vjedhjen e parë e ka realizuar në një “tabakino” në Bulevard Republika shumë pranë katedrales së qytetit, ndërsa vjedhjen e dytë 42 vjeçari e ka realizuar një natë më parë në një kreperi e cila ndodhet në pedonalen e qytetit të Korçës.
Të dyja vjedhjet Laloti i ka realizuar duke qenë i maskuar dhe nën kërcënimin e një thike i ka detyruar punonjësit e këtyre subjekteve private të dorëzojnë xhiron e ditës.