Categories Aktualitet

Korçë/ Aksident me pasojë vdekjen e një personi rreth të 50-ave

Aksident me pasojë vdekjen e një personi rreth të 50-ave në unazën e qytetit të Korçës.

Ka qënë një mjet ai i cili ka përplasur këmbësorin i cili ka kërkuar të kalojë nga një anë e rrugës në anën tjetër, duke e lënë të plagosur rëndë.

Ka qënë vetë drejtuesi i mjetit ai i cili e ka transportuar drejt spitalit rajonal të Korçës por pavarësisht ndihmës së dhënë nga mjekët, i moshuari nuk ka mundur të mbijetojë.

Pasi ka dërguar të aksidentuarin në spital, drejtuesi i mjetit është shoqëruar nga oficerët e policisë ku ka dhënë sqarimet e duhura për ngjarjen.

Duhet thënë se unaza e qytetit të Korçës është bërë shpesh burim aksidentesh me vdekje. Kjo vjen për shkak të mungesës së sinjalistikes dhe shpejtësisë tej normave të lejuara nga ana e drejtuesve të mjeteve

About The Author

More From Author

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *