Categories Aktualitet Ekonomi

KORÇË/ GAZIFIKIMI I QYTETIT NË FAZË PARAPRAKE

Projekti i gazifikimit së qytetit të Korçës është ende në fazën paraprake. Kështu ka deklaruar nga Korça ambasadori i Azerbajxhanit në Shqipëri Anar Huseynov, i cili shtoi se vitin e ardhshëm pritet që të kemi një projekt konkret.

“Jemi ende në bisedime me shtetin shqiptar, jemi në fazën që po përgatitim dokumentacionin dhe bazën ligjore. Këtë vit po finalizojmë këtë fazë, ka ende dhe pak punë, është projekt i madh ndaj ka pak burokraci dhe pas pak do të nisim dhe ideimin e projektit. Ne kemi dëshirë që projektin pilot ta kemi gati për vitin e ardhshëm. “

Për kryetarin e bashkisë së Korçës Sotiraq Filo, gazifikimi do të jete projekti që do të sjellë infrastrukturën e Korçës në standarde europiane.

70% e këtij projekti do të përballohet nga qeveria shqiptare ndërkohë që pjesa tjetër do të jetë mbështetje nga ana e qeverisë së Azerbajxhanit, e projektuar nga kompania e mirënjohur SOKAR, ndërkohë që linja e gazit do të përfitohet nga ana e projektit ndërkombëtar TAP.

About The Author

More From Author

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *