Korçë/Informacion paraprak
Rreth orës 15:12, në lagjen nr. 12, në rrugë, është gjetur i pajetë shtetasi D. Zh, 61- vjeç, banues në Korçë.
Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune.
Paraprakisht dyshohet se ka humur jetën si pasojë e një arresti kardiak.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës së 61-vjeçarit.