Korçë – Gjendet trupi i 54-vjeçarit të zhdukur prej disa ditësh në Kamenicë
Pas disa orësh kërkime, forcat polumbare të RENEA-s kanë gjetur trupin e pajetë të 54-vjeçarit Valmir Lame, i cili ishte shpallur i zhdukur prej ditës së diel.
Trupi i tij u gjet në rezervuarin e fshatit Kamenicë, pranë stanit të bagëtive të familjes. Familjarët kishin dyshuar se ai mund të ishte vetë-mbytur, duke kërkuar ndihmën e forcave të specializuara për kërkimin në ujë.
Sipas familjarëve, 54-vjeçari vuante nga probleme të shëndetit mendor, por nuk ishte larguar më parë nga shtëpia.
Grupi hetimor po vijon punën për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.