Categories Aktualitet

Korçë – Mbetje mishi të skaduar hidhen në pyllin e Roshanjit, denoncohet ndotja nga një Fast-food

Korçë – Mbetje mishi të skaduar hidhen në pyllin e Roshanjit, denoncohet ndotja nga një Fast-food

Roshanj, Vithkuq – Një banor i fshatit Roshanj, që i përket njësisë administrative Vithkuq, ka ngritur një denoncim serioz për ndotje mjedisore të qëllimshme. Sipas tij, prej tre ditësh, një prej fast-foodeve të qytetit të Korçës ka shkarkuar mbetjet ushqimore dhe mishin e skaduar në zonën pyjore të fshatit.

“Një erë e padurueshme ka filluar të ndjehet në pyll. Po dëmtohet ambienti, po rrezikohen kafshët e egra dhe shëndeti ynë,” – ka deklaruar banori, duke kërkuar ndërhyrje të menjëhershme nga Policia dhe Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU).

Sipas tij, kjo situatë është e re dhe ka ndodhur vetëm në tre ditët e fundit. Ai thotë se më herët nuk ka pasur raste të tilla në këtë zonë të pastër dhe të frekuentuar shpesh edhe nga vizitorë.

Ky nuk është rasti i parë kur subjekte ushqimore nga Korça akuzohen për hedhjen e mishit tëm skaduar dhe mbetjeve të tjera në ambiente publike, çka përbën jo vetëm shkelje të ligjit, por edhe rrezik për mjedisin dhe shëndetin publik.

Rreth Autorit

Më Shumë Nga Autori

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *