Në mbledhjen e Komisionit të Mbrojtjes Civile në Korçë, theksi u vu te përgatitjet për sezonin dimëror dhe menaxhimi i emergjencave civile. Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, Haki Çako, njoftoi se janë hapur aplikimet për financimin e projekteve që synojnë përmirësimin e infrastrukturës dhe reagimin ndaj emergjencave natyrore.
Prefekti i Qarkut Korçë, Nertil Jole, theksoi rëndësinë e koordinimit midis institucioneve lokale për një menaxhim efektiv të situatave të emergjencës.
Ndër çështjet e diskutuara ishin ne kete takim ishin:
Përmirësimi i infrastrukturës për ndërhyrje në raste zjarresh, duke përfshirë rrugët auto-pyjore.
Nevoja për pajisje dhe mjete të reja për Administratën e Zonave të Mbrojtura (ADZM), e cila monitoron 12% të sipërfaqes pyjore të Qarkut Korçë.
Përdorimi i fondit të kushtëzuar të emergjencave për të përballuar sfidat e mundshme gjatë dimrit, përfshirë reshjet e dendura dhe përmbytjet.
Takimi u zhvillua me qëllim përgatitjen dhe përmirësimin e kapaciteteve reaguese ndaj situatave të emergjencës që mund të shfaqen gjatë muajve të ardhshëm.