Categories Aktualitet

Kristi Kocibelli, avokati mbrojtës/ Bledar Duro pendohet; “Kam qënë i alkoolizuar”

“Gjykata e ka vlerësuar të ligjshëm arrestin në flagrancë, u dha masa e sigurisë arrest me burg. Gjithë pretendimet që kam paraqitur në cilësinë e provës nuk u morën parasysh, pavarësisht faktit se neni 230 i Kodit të procedurës penale e ndalon gjykatën për këtë mase ndaj personave të alkoolizuar.

Kemi paraqitur me shume se 6 prova që kanë të bëjnë me vërtetimet e spitalit të Traumës, ku është shtruar me shume se tre herë, kartela e spitalit të Korçës ku ka qenë i shtruar, bashkëshorten e ka infermere dhe e ka ndihmuar.

Në gjykimin tim, mendoj se e vetmja shkelje që ka kryer ky shtetas është kundërvajtje administrative, komunikimi mësues – nxënës nuk duhet të prekë dinjitetin e nxënëses. Mund të merrej një masë nga drejtoria e shkollës por kurrsesi që komunikimi që mund të ketë një person në rrjete sociale në vetvete nuk përbën vepër penale, sidomos ajo e ngacmimit seksual.

Bledar Duro ka pranuar faktin se ka qenë i alkoolizuar, ka qenë në efektin e alkoolit kur ka bërë ato mesazhe.

Ai vuante nga viti 2014 nga alkooli, shtrimi i fundit në Maj, disa ditë para se të arrestohej, ka qenë në komunikim me mjeken për terapi.

Edhe në gjykimin tim, diskutohet fakti i vazhdimësisë së profesionit të tij si mësues, ai shprehet se kur qëndronte në shkollë, nuk konsumonte alkool. Institucionet kanë qenë të njohura me këtë fakt. Provat qe paraqita ndaj gjykatës mendoj se duhet të jepet një masë tjetër sigurie.

Bledar Duro shprehu pendesë, është mësues prej 25 vitesh, ka qenë në disa shkolla në qytetin e Korçës, në gjithë këto vite ka respekt të jashtëzakonshem nga nxënësit e tij. Ai është piktor, ka nxjerrë me mijëra punime”

About The Author

More From Author

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *