Categories Aktualitet

LIN/ MUNGESA E KANALIZIMEVE NDOT LIQENIN

Fshati Lin, i njohur për bukuritë e tij natyrore dhe kohët e fundit për t’u kthyer në një atraksion turistik, po përballet me një problem të madh mjedisor. Mungesa e rrjetëzimit të ujërave të zeza prej vitesh ka sjellë pasoja serioze për mjedisin dhe për cilësinë e jetës së banorëve.

Ujërat e zeza që dalin nga shtëpitë derdhen në një kanal të hapur, i cili përfundon direkt në liqen, duke shkaktuar ndotje të madhe. Përveç ndotjes, ky kanal është kthyer në një grumbull inertesh dhe mbeturinash, ndërsa aroma e rëndë e tij është një shqetësim i vazhdueshëm për banorët.

Banorët theksojnë se, pavarësisht se Lin po tërheq gjithnjë e më shumë turistë, ky problem po prish imazhin e fshatit dhe po ndikon negativisht tek ata që vizitojnë zonën. Ata i bëjnë thirrje institucioneve lokale që të marrin masa për të ndërtuar një rrjet kanalizimesh dhe të pastrojnë kanalin ekzistues.

Rreth Autorit

Më Shumë Nga Autori

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *