Sanie Selman, nëna e Ilir Selman: Djali im nuk është vrasës
Nëna e autorit të dyshuar për vrasjen në Pogradec të 52 vjeçares Kozeta Teço ka përjashtuar çdo mundësi që i biri të ketë vrarë ish bashkjetuesen e tij.
Ajo tha se ata bashkjetonin prej kohësh bashkë dhe se djali e donte pavarësisht se ajo ishte më e madhe se ai.
Sipas Sanie Selman djali i saj 31 vjeçar nuk ishte i dhunshëm, nuk shkaktonte asnjëherë probleme në shtëpi kundrejt saj dhe të atit, akoma më tej me komshinjtë.
“Pyesni në lagje dhe do tiu tregojnë çfarë djali ishte, ai nuk ngatrreohej me askënd, ai nuk vriste një mizë dhe jo më të vrasë një njeri, herë pas here kërkonte ndonjë lek por kaq” tha mes lotësh nëna e të riut.
“Djali bashkjetonte me të dhe atë ditë ka marrë plehrat dhe i ka hedhur në kosh që ishin tek dera e shtëpisë, pavarësisht se unë nuk kam qenë dakord me lidhjen e tyre, nuk i kam kërkuar asnjëherë që të ndaheshin, pasi djali e kishte pranuar ashtu siç ishte”.
“Jam shumë e tronditur, kam lexuar dhe parë në media shumë të pavërteta që ka nxjerrë policia si informacion, edhe ne si prindër e kemi marrë vesh nga media dhe policia ngjarjen, ata erdhën në shtëpi, 15 policë gati ma mbytën djalin”.
“Djali im është i sëmurë me zemër, ka probleme shëndetësore dhe ja kemi ndërruar disa herë gjakun, trajtohet edhe me kemp për probleme me zemrën”.
“Kërkoj që të dalë e vërteta, sepse me sa di unë, ajo nuk kishte lidhje vetëm me djalin tim, por edhe me shumë të tjerë, policia të hetojë dhe të zbardhë të vërtetën, djali im nuk ështp vrasës, djali im nuk ka krijuar asnjëherë probleme, pyesni ku të doni.”
Keshtu ka deklaruar jashtë kamerave Sanie Selman nëna e 31 vjeçarit Ilirjan Selman, i akuzuar nga policia si autor i dyshuar i vrasjes së ndodhur në Pogradec një ditë më parë.