Një 69 vjeçar ka gjetur vdekjen në spitalin e Korçës pas aksidentit qe ka pësuar në një rrugë dytësore që lidh fshatin Leminot me fshatin Pirg të bashkisë së Maliqit
Sipas policisë rrugore 69 vjeçari ka qenë duke udhëtuar në një mjet zetor sipër një ngarkese me dru, mjet që drejtohej nga një 26 vjeçar nga fshati Zvirinë
Krejt papritur 69 vjeçari ka rënë nga ngarkesa e druve ku dhe ka marrë plagë që i kanë shkaktuar vdekjen e mëvonshme
Sipas policisë, 26 vjeçari me gjithë mjetin zetor është larguar nga vendi i ngjarjes për t’u ndaluar me vone nga forcat e policisë të cilin e kanë shoqëruar në komisariatin e Maliqit ku dhe po merret në pyetje