Categories Aktualitet Ekonomi

Pogradec/ PENSIONISTËT: INDEKSINI I PENSIONEVE ËSHTË TALLJE!

Këshilli i Ministrave ka vulosur disa ditë më parë indeksimin e pensioneve 4.1% . Vendimi është miratuar nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore dhe në mbledhjen e qeverisë.

 Pensionistët pogradecarë e konsiderojnë këtë indeksim si një tallje dhe lëmoshë për pensionistët. 

Sipas tyre pensioni aktual nuk u mjafton për të përballuar jetesën e tyre dhe se qeveria shqiptare duhet të mendojë më tepër për pensionistët . 

Më shumë se 770 mijë përfitues të kategorive të pensioneve, do të marrin shtesë nga indeksimi, që do të bëhet në muajin tetor.

About The Author

More From Author

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *